Muller ëndërron revanshin e madh

Futboll

Muller ëndërron revanshin e madh

Më: 4 janar 2024 Në ora: 16:38
Thomas Muller

Thomas Muller, flamur i Bayern Munich, ka rinovuar kohët e fundit kontratën e tij deri në 2025-ën. Për këtë ka folur vetë lojtari në një intervistë të fundit:

“Për mua është akoma më çliruese tani të di se e ardhmja ime sportive është sqaruar dhe mund të përqendrohem plotësisht te futbolli”.

34-vjeçari ka zbuluar se vendimin për të vazhduar me klubin e tij të vetëm në karrierë e ka marrë mes verës dhe vjeshtës së kaluar:

“Më pëlqen kompeticioni dhe dëshira përtë fituar është më e fortë se kurrë. Edhe finalja e Champions League në Mynih në 2025-ën është një motivim i madh. Me shpirtin që ka Bayern-i, është një ëndërr që mund të realizohet”.

Do të jetë edhe një mundësi për revansh: sulmuesi ka qenë në fushë në finalen e luajtur në Allianz Arena në 2012-ën duke shënuar golin e avantazhit të përkohshëm kundër Chelsea-t, në një ndeshje të mbyllur me një humbje të pamëshirshme përballë tifozëve vendas bavarezë.

Muller do të kthehet të luajë edhe për kombëtaren gjermane në pritje të Europianit që Gjermania do të presë në shtëpi: “Kemi mundësinë të prezantohemi si zot të mëdhenj të shtëpisë dhe të festojmë bashkë një festë shumë të bukur të futbollit”.

Muller ka folur edhe për Kupën e Botës të 2006-ës, të organizuar pikërisht në Gjermani, me ëndrrën që është ndalur në gjysmëfinale kundër Italisë:

“Ndoshta, ashtu si në 2006-ën, do të mund ta nisim në mënyrën e duhur Europianin dhe më pas të përmirësohemi me mbështetjen e publikut gjerman”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat