Kaliniç firmos me Hajdukun e Splitit

Futboll

Kaliniç firmos me Hajdukun e Splitit

Më: 3 janar 2024 Në ora: 19:20
Pamje nga prezantimi

Nikola Kaliniç ka firmosur një kontratë pesë mujore me Hajduk Split për vetëm një euro.

Kjo është bërë e ditur nga drejtori i klubit kroat, Mindaugas Nikolicius.

Sipas tij, futbollisti i njohur po kthehet për dashurinë e pastër për Hajdukun.

“Kaliniç ka vetëm një synim, të ndihmojë Hajdukun që të fitojë titullin dhe të jetë kampion i Kroacisë pas nëntëmbëdhjetë vitesh”, është shprehur ai. 

Futbollisti maqedonas, Aleksandar Trajkovski, vullnetarisht i ka dhuruar Kaliniçit fanellën me numrin 9, të cilën e ka mbajtur gjithmonë te Hajduku dhe tash ai për vete ka zgjedhur numrin 27.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat