Gati të heqë dorë nga 22 milionë euro pagë

Futboll

Gati të heqë dorë nga 22 milionë euro pagë

Më: 3 janar 2024 Në ora: 17:30
Roberto Firmino në veprim

22 milionë euro pagë në vit që fiton tek Al Ahli nuk mjaftojnë që Roberto Firmino ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.

Ish-lojtari i Liverpoolit është i futbollisti i tretë brazilian më i paguar në botë, vetëm pas Neymarit (Al Hilal) dhe Óscar (Shangai Port), por ai është jashtëzakonisht i pakënaqur me aventurën e tij në Lindjen e Mesme dhe dëshiron të largohet shpejt.

Sipas “UOL Esporte”, “Bobby” Firmino është “i çmendur” për t’u larguar nga Al Ahli, ku humbi hapësirë ​​në opsionet e trajnerit, Matthias Jaissle, deri në atë masë sa që tani ka tetë ndeshje radhazi pa luajtur.

Firmino është gjithashtu i pakënaqur me ndryshimin e pozicionit në fushë (nuk është më sulmues, ka filluar të luajë si mesfushor sulmues) dhe braziliani, i cili verën e kaluar u largua nga Liverpooli pas tetë vitesh (111 gola dhe 79 asistime në 362 ndeshje) është duke kërkuar një zgjidhje.

Në Brazil, Corinthiansi dhe Atlético Mineiro janë të gatshëm ta mirëpresin, por paga që ai fiton në Arabinë Saudite do të duhej të ulet neë mënyrë drastike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat