Juventusi komplikon planet e Milanit

Futboll

Juventusi komplikon planet e Milanit

Më: 3 janar 2024 Në ora: 17:25
Terraçiano

Dje u përhap lajmi se Milani dëshironte të ishte shumë përpara në negociatat për Filipo Terraçiano, mbrojtësi i Hellas Veronës, një lojtar shumë fleksibël dhe premtues.

Fillimisht “Sportitalia” e dhe si lajm dhe më pas Mateo Moreto konfirmoi bisedimet mes palëve, me klubin kuqezi shumë të interesuar për profilin e klasit të vitit 2003, i cili ka bërë shumë mirë këtë pjesë të parë të sezonit. U përfol se “djalli” e ka mposhtur konkurrencën e Fiorentinës për anësorin, i cili pas pak ditësh do të mbushë 21 vjeç. Një emër surprizë për Milanin, i cili deri më tani ishte i lidhur me profile të tjera mbrojtëse.

Terraçiano do të ishte një element i mirë dhe një përforcim i dobishëm për Stefano Piolin, i cili mund ta përdorte atë si mbrojtës të krahut, në të dy krahët dhe si qendërmbrojtës. Ai është në fakt shumë fleksibël dhe është përdorur në të gjitha rolet e mbrojtjes.

Palët janë në kontakt, megjithatë, marrëveshja nuk është aq e thjeshtë sepse në orët e fundit ka nisur të komplikohet puna për kuqezinjtë, pasi një tjetër klub i madh në Serisë A, pikërisht Juventusi i Masimiliano Alegrit, ka shfaqur interes për objektivin e Milanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat