Pritet zyrtarizimi te Shkëndija 

Futboll

Pritet zyrtarizimi te Shkëndija 

Më: 3 janar 2024 Në ora: 13:42
Jeton Beqiri

Konfirmimi i Jeton Beqirit në bankinën e Shkëndijës së Tetovës është çështje kohe.

Trajneri konfirmon largimin e tij nga Arabia Saudite.

“Faleminderit Al Jabalain, Hail, Saudi Arabia” e shoqëruar me një fotografi të një aeroplani tregon se tetovari ka mbyllur me kërkesë të tij bashkëpunimin me skuadrën Al Jabalain ku kishte rolin e drejtorit të akademisë dhe jo vetëm, ndërsa më vonë një tjetër postim pasi aeroplani ka fluturuar shihet qyteti i Riadit si destinacioni fundit prej ku Beqiri i jep fund qëndrimit në Arabinë Saudite, në llogari të një rikthimit te Shkëndija e Tetovës.

Trajneri tashmë gjendet në Tetovë dhe nëse gjërat shkojnë sipas paralajmërimeve, së shpejti pritet zyrtarizimi i tij në bankinën e Shkëndijës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat