Koci, drejtor i ri sportiv i FC Drenicës

Futboll

Koci, drejtor i ri sportiv i FC Drenicës

Më: 3 janar 2024 Në ora: 12:55
Koci - majtas

FC Drenica ka njoftuar se Granit Koci është emëruar drejtor i ri sportiv i klubit. Ishte vetë klubi që ka konfirmuar lajmin, përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook,

Deri tani Koci ishte në funksionin e Sekretarit të Klubit, kurse tani e tutje do të jetë drejtor sportiv deri në qershor të këtij viti.

Klubi po ashtu njoftoi se shumë shpejt do të përforcojnë ekipin për t’i arritur objektivat që kanë. 

"Granit Koci emërohet Drejtor Sportiv i klubit.

Klubi ka vazhduar me ndryshime në strukturën organizative të klubit, kësisoj, bordi ka marrë vendim për të emëruar Granit Kocin, në pozitën e Drejtorit Sportiv.

Deri me tani, Granit Koci ka qenë në funksionin e Sekretarit të Klubit.

Ai ka përvojë shtatë (7) vjeçare në klubin e futbollit 'Drenica' , dhe të njëjtit i është besuar kjo detyrë nga Bordi të paktën deri në Qershor të këtij viti.

Drejtuesit e klubit do të vazhdojnë të marrin vendime në funksion të organizimit dhe shpërndarjes së përgjegjësive në strukturën organizative në mënyrë që funksionimi i zyrtarëve të klubit të jetë në nivel.

Gjithashtu drejtuesit e klubit shumë shpejt", njofton FC Drenica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat