Torino blindon yjet

Futboll

Torino blindon yjet

Më: 3 janar 2024 Në ora: 11:56
Vojvoda

Torino njofton se ka rinovuar kontratën me dy elementë të rëndësishëm të skuadrës që drejtohet nga Ivan Juric. Linetty dhe Vojvoda kanë zgjatur bashkëpunimin me klubin italian deri në vitin 2025.

“Torino ka kënaqësinë të njoftojë se ka zgjatur kontratën me Karol Linetty deri në 30 qershor të vitit 2025.

Polaku është bashkuar me Torinon në verën e vitit 2020 dhe ka luajtur 97 ndeshje me fanellën e klubit”, shkruhet në njoftimin e klubit për rinovimin e Linetty.

“Torino ka kënaqësinë të njoftojë se ka zgjatur kontratën me Mërgim Vojvodën deri në qershor të vitit 2025.

Mbrojtësi Vojvoda luan me Torinon prej verës së vitit 2020 dhe ka koleksiuanuar 103 ndeshje me fanellën granata dhe ka realizuar 3 gola”, shkruhet në njoftimin e klubit për rinovimin e Vojvodës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat