Ancelotti konfirmon se Real Madridi nuk do të nënshkruajë me qendërmbrojtës

Futboll

Ancelotti konfirmon se Real Madridi nuk do të nënshkruajë me qendërmbrojtës

Më: 2 janar 2024 Në ora: 18:36
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti ka konfirmuar se Real Madridi nuk po planifikon të nënshkruajë me një qendërmbrojtës të ri në afatin kalimtar të janarit.

Pavarësisht mungesës së shërbimeve të David Alabas dhe Eder Militaos për shkak të lëndimeve, trajneri Italian ka konfirmuar se nuk po mendojnë për një qendërmbrojtës së ri.

Duke folur për gazetarët, trajneri tha: “Në këtë moment, ne nuk po mendojmë të nënshkruajmë me një tjetër qendërmbrojtës.

Na mungojnë lojtarë të rëndësishëm, por kemi dy të tjerë tek të cilët besojmë, Nacho [Fernandez] dhe [Antonio] Rüdiger, dhe dy të tjerë që mund të luajnë atje, [Aurelien] Tchouameni dhe [Dani] Carvajal. Kështu që tani ne nuk po shqyrtojmë një nënshkrim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat