Ka tjetër fytyrë te Shqipëria

Futboll

Ka tjetër fytyrë te Shqipëria

Më: 2 janar 2024 Në ora: 16:57
Nedim Bajrami

Nedim Bajrami po përjeton një moment ideal me Shqipërinë.

Ky futbollist është padyshim një prej atyre protagonistëve kryesorë që e dërguan Kombëtaren në Gjermani. Por nga krahu tjetër, te Sasuolo, ndodhet në momentin më të errët.

Te kjo skuadër nuk po i besojnë më lojtarit, që shumë ndeshje i sheh nga pankina. Në përballjen kundër Milanit e nisi nga minuta e parë.

Kundër këtij rivali, thuajse në çdo rast Bajrami e kishte një gol për ta nxjerrë nga repertori i tij.

Këtë herë jo vetëm që nuk shënoi, por ishte shumë larg formës së pritur. Për këtë arsye Eurosport e vlerësoi si lojtarin më të dobët të ndeshjes me 4.5:

“Lavditë e Empolit janë një kujtim i largët: ai nuk shpik, nuk rafinon, nuk merr asnjë përgjegjësi. Lojtar që është bërë pothuajse “i shurdhër”, një turp i madh”, shkruhet në vlerësim,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat