“Barella” i Kosovës firmos për Partizanin

Futboll

“Barella” i Kosovës firmos për Partizanin

Më: 2 janar 2024 Në ora: 15:46
Redon Ismaili

Redon Ismaili ka firmosur për Partizanin dhe do të mbajë numrin 8.

Mesfushori 21-vjeçar mbërrin në kampin kryeqytetas pas eksperiencën me Gjilanin.

Newsport.tregoi për kalimin e tij te Partizani. Ky është dhe afrimi i parë me Orges Shehin si trajner.

Tifozët në Kosovë e kanë thirrur shpesh “Barella”, bazuar dhe te aftësitë e treguara në mesfushë. Krahasim ky që tregon shumë për lojtarin në fjalë. Mesfushori 21-vjeçar u bë lojtar i lirë, pasi i përfundoi kontrata dhe nuk preferoi rinovimin me Gjilanin.

Lojtari i kombëtares së Kosovës U-21, u aktivizua në 9 ndeshje si titullar këtë sezon dhe 9 të tjera nga zëvendësimi.

Ismaili mori minuta në çdo ndeshje, duke arritur dhe të asistojë 3 herë e japë 1 gol. Mesfushori ka qenë ndër talentet më të përfolur në Kosovë, teksa vlen për t’u theksuar se është pjesë e kontigjentit të përfaqësues U-21.

Sezonin e kaluar Gjilani preferoi ta huazojë te Vllaznia në Kosovë, për të pasur më shumë hapësirë. Ai është produkt i këtij klubi, ndërsa në shkurtin e vitit 2022 firmosi kontratën me ekipin e parë. Në vazhdim pritet të vijë dhe zyrtarizimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat