Po mundohet t’u mbushë mendjen dy mbrojtësve

Futboll

Po mundohet t’u mbushë mendjen dy mbrojtësve

Më: 2 janar 2024 Në ora: 11:24
Lukaku

Po mundohet t’u mbushë mendjen dy mbrojtësve!

Roma është në kërkim të një mbrojtësi në merkato.

Pas “jo”-së së Bonuçit, romanistët  po përpiqen të rikthejnë në Itali belgun Artur (lindur në vitin 2000).

Sulmuesi Romelu Lukaku ka folur për transferimin e mundshëm me bashkëkombasin e tij, që është nën kontratë deri në qershor 2027 me klubin francez Rene, i cili investoi 19 milionë euro dy vite më parë për ta blerë nga Bolonja.

PLANI B – Pista alternative të çon te anglezi 24-vjeçar Trevoh Çalobah në huazim nga Çelsi, një tjetër lojtar që Lukaku e njeh mirë pasi kanë luajtur së bashku në Londër në sezonin 2021/2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat