Sherri i “Derbit të Madridit”, rivaliteti mes dy ekipeve ndihet edhe te fëmijët

Futboll

Sherri i “Derbit të Madridit”, rivaliteti mes dy ekipeve ndihet edhe te fëmijët

Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 14:30
Foto ilustrim

Gjithçka mund të ndodhë kur këto skuadra janë përballë.

Vërtet që në Spanjë është “El Clasico” sfida më e nxehtë, por nuk mbetet prapa derbi Real-Atletico.

Personazhe të shumtë si Burgos, Mourinho, Simeone, Ramos, Pepe apo Diego Costa janë përballur e përleshur, por nuk mendohej se ky mentalitet ekzistonte në moshat fare të vogla.

Gjithsesi, kjo është e vërteta, dhe u pa kur u botua një video përpara derbit të Madridit për moshën deri 12 vjeç.

Kapiteni i Atletico, reagon ashpër në ceremoninë e dhënies së dorës, duke goditur në krah lojtarin rival.

Kritikat ishin të shumta për këtë sjelle, ndërsa mediat theksuan se “ndikimi I trajnerit të Atletico, Simeone, përshkon klubin në të gjitha nivelet”.

Gjithsesi, kjo është e kuptueshme për të gjithë ata që e njohin se çfarë është futbolli dhe se çfarë do të thotë një derbi.

Atletico-Real nuk bën përjashtim dhe është padyshim një nga sfidat më të ashpra dhe më të nxehta në Europë dhe në të gjithë botën, e krahasueshme me një Boca-River apo Rangers-Celtic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat