Rabio: Objektivi i Juventusit është titulli kampion

Futboll

Rabio: Objektivi i Juventusit është titulli kampion

Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 13:44
Pamje nga një ndeshje

Adrien Rabio është njeriu i ndeshjes mes Juventusit dhe Romës, pasi me golin e tij në fillim të pjesës së dytë u dha tre pikët bardhezinjve.

 Në përfundim të sfidës francezi foli hapur për objektivin e “Zonjës” për të fituar titullin kampion këtë sezon.

“Pamë ndeshjen e Interit të premten dhe e dinim që ishte një mundësi mjaft e mirë për t’u afruar me ta. Nuk mund ta fshihemi më.

Titulli është një objektiv i imi dhe i shokëve të mi. Duam të fitojmë dhe e dimë që kemi shumë mundësi t’ia dalim”, u shpreh francezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat