Acerbi: Ne e dinim se do të ishte një ndeshje e keqe

Futboll

Acerbi: Ne e dinim se do të ishte një ndeshje e keqe

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 12:46
Acerbi

Barazimi i Interit ndaj Genoas rindez luftën e kampionatit, me Juventusin që mund të afrohet në rast fitoreje ndaj Romës.

Francesco Acerbi, i intervistuar në mikrofonat e Dazn pas ndeshjes, ndezi edhe më shumë rivalitetin me bardhezinjtë:

“Ne e dinim se do të ishte një ndeshje e keqe, në një fushë të vështirë, kundër një skuadre që nuk të lë të luash. Ne vuajtëm shumë, veçanërisht në goditjet standarde, do të thosha se barazimi ishte i drejtë.”

Më pas erdhi shpërthimi, pas një pyetjeje për titullin dhe Juventusin si rival:

“Kujtoj një gjë: ndryshuam shumë lojtarë, Thuram që nuk e mendoja se ishte kaq i mirë, por edhe Carlos Augusto, Bisseck.

“Por Brozovic, Dzeko, Lukaku, lojtarë shumë të fortë edhe në Europë, u larguan dhe ne morëm lojtarë që ishin pikëpyetje, por që u treguan shumë të fortë edhe falë grupit që është i shkëlqyer dhe bëri pjesën tjetër.

“Pastaj duam të bëjmë gjëra të mëdha, pas shtatë fitoreve jashtë mund të pranohet të barazojmë në një fushë të vështirë, por ne përpiqemi të synojmë gjithmonë lart sepse kemi aftësinë për ta bërë këtë.

“A jemi ne më të fortët në kampionat? Po, ne si grup kemi forcën të themi se mund të luftojmë me të gjithë.

Por u kujtoj njerëzve që thonë se Interi është skuadra më e fortë në kampionat se ashtu si kanë ardhur po lojtarë të fortë, po aq lojtarë të fortë janë larguar.

“Juventusi shpenzoi 200 milionë për njerëz si Bremer, Chiesa dhe Vlahovic; ne morëm lojtarë me parametra zero. Duhet të jemi të balancuar, ne e dimë se kush jemi dhe çfarë duam; shpresojmë të bëjmë diçka të rëndësishme që është brenda fuqive tona”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat