Hermoso futbollistja e vitit nga “The Guardian”

Futboll

Hermoso futbollistja e vitit nga “The Guardian”

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 23:02
Hermoso

“The Guardian” zgjodhi Jenni Hermoson si futbollisten e vitit për vitin 2023 (fitoi Kupën e Botës me kombëtaren spanjolle). Lojtarja nuk ka spikatur vetëm në fushë, por edhe jashtë saj, për shkak të situatës me ish-presidentin e federatës spanjolle, Luis Rubiales.

Gazeta britanike shpjegon se kjo zgjedhje i atribuohet “një lojtareje që ka bërë diçka të jashtëzakonshme, qoftë duke kapërcyer vështirësitë, duke ndihmuar të tjerët, apo duke dhënë një shembull sportiv duke vepruar me ndershmëri të jashtëzakonshme.”

Hermoso vlerësohet për pozicionimin e saj të palëkundur ndaj Rubialesit, si “një fituese më shumë se e denjë për çmimin”.

Në fund, “The Guardian” shkruan: “Me qëndrimin dhe veprimet e saj dhe të bashkëlojtareve, është kthyer në simbol të luftës për drejtësi, barazi dhe një mjedis të sigurt për futbollistet dhe gratë në përgjithësi. Hermoso është bërë një pikë referimi për gratë në Spanjë që luftojnë kundër kulturës seksiste.”

Hermoso është femra e katërt që e merr këtë çmim, pas Khadija Shaw, në 2018, Megan Rapinoe në 2019 dhe vitin e kaluar, Virginia Torrencilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat