Dështon transferimi i Bonuccit te Roma

Futboll

Dështon transferimi i Bonuccit te Roma

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 13:45
Bonucci

Blerja e Leonardo Bonuccit nga Roma dukej vetëm një hap larg.

Lojtari kishte marrë miratimin e Mourinho-s në orët e fundit, i cili kishte pasur një bisedë me italianin dhe në mungesë të alternativave miratoi transferimini e tij. Kushtet ekonomike ishin “shumë të favorshme” sepse Bonucci pranoi të ulte pagën për t’u kthyer në Itali.

Megjithatë, në fund pronari i klubit të Romës, Dan Friedkin vendosi që të mos e kryej këtë transferim.

Sipas raportimeve të medieve italiane, e gjitha lidhet me çështjet tekniko-ekonomike.

Shpenzimi i rreth 2 milionë euro bruto për një lojtar që do të mbushë 37 vjeç në 2024-ën shihet si një veprim i gabuar nga pronarët e “verdhekuqve”.

Padyshim që Roma do të vazhdojë të kërkojnë një mbrojtës, duke pasur parasysh mungesën që ka në këtë repart për shkak të dëmtimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat