Egnatia nuk kursehet

Futboll

Egnatia nuk kursehet

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 13:28
Jurguens Montenegro

Egnatia duket se ka gati “gjahtarin” e golit. Raphael Dëamena ka lënë një boshllëk në repartin e sulmit te rrogozhinasit, të cilët tashmë kanë gjetur zëvendësuesin ideal  të kapitenit të tyre.

Jurguens Montenegro është qendërsulmuesi që ka arritur akordin me klubin rrogozhinas, pasi ishte pjesë e LD Alajuelense në Costa Rica.

Mësohet se rrogozhinast kanë shpenzuar plot 150 mijë euro për shërbimet e tij dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi.

Një shumë e konsiderueshme nga rrogozhinasit, të cilët nuk kursehen për t’i sjellë Edlir Tetovës sulmuesin e kërkuar në mënyrë që skuadra të vazhdojë me rezultatet pozitive për të arritur te obejtivi vendosur nga klubi.

Kujtojmë se sulmuesi ka luajtur në 21 ndeshje isi titullar i padiskutueshëm duke gjetur rrjetën 5 herë dhe dhënë 3 asistime. Montenegro do të jetë në dispozicion të trajnerit Tetova nga janari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat