Ancelotti nënshkruan kontratë të re me Real Madridin

Futboll

Ancelotti nënshkruan kontratë të re me Real Madridin

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 13:25
Ancelotti

Carlo Ancelotti raportohet se do të vazhdojë qëndrimin e tij te Real Madridi.

E ardhmja e italianit vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, për shkak se kontrata e tij aktuale skadon në fund të sezonit, shkruan Gazeta Express.

Ancelotti mbetet objektivi kryesor i Kombëtares së Brazilit, teksa ishte thënë edhe se ka një lloj marrëveshje mes palëve.

Por, sipas raportimeve të ditës së sotme nga Spanja, Real Madridi dhe 64-vjeçari besohet se do të vazhdojnë bashkëpunimin.

“Relevo” raportoi se Ancelotti ka zgjatur kontratën deri në verën e vitit 2026.

Kontrata e re thuhet se është nënshkruar menjëherë pas Krishtlindjeve, teksa tani pritet vetëm edhe zyrtarizimi nga “Los Blancos”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat