“Spurs” kanë gati 30 milionë euro për talentin belg

Futboll

“Spurs” kanë gati 30 milionë euro për talentin belg

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 17:14
Arthur Vermeeren

Tottenham vazhdon të punojë për të përmirësuar skuadrën.

Klubi anglez, i cili vazhdon të ngjitet në krye të tabelës së Premier League, është fokusuar në shtimin e pjesëve të rejaa që do ta ndihmojnë atë të bëjë një hap përpara për të ardhmen.

Sipas informacioneve nga “The Sun”, Tottenham është duke punuar shumë për të finalizuar ardhjen e talentit 18-vjeçar nga Antwerp, Arthur Vermeeren, i cili këtë sezon në 31 ndeshje ka shënuar 2 gola dhe ka asistuar 6 herë.

I njëjti burim informacioni bën me dije se Tottenham mund të paguajë rreth 30 milionë euro për lojtarin dhe duan ta lejnë në skuadrën aktuale ku ai është në formën e huazimit deri në fund të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat