Juventusi e ka prioritet transferimin e Pierre-Emile Hojbjerg

Futboll

Juventusi e ka prioritet transferimin e Pierre-Emile Hojbjerg

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 10:33
Pierre-Emile Hojbjerg

Juventusi është duke kërkuar me ngulm transferimin e së paku një mesfushori në afatin kalimtar të janarit.

Paul Pogba është jashtë fushave shkaku i dopingut, derisa jashtë fushave deri në fund të sezonit është edhe Nicolo Fagioli për shkak të skandalit të basteve.

Kjo ka bërë që Zonja e Vjetër të kërkojë me ngulm transferimin e një mesfushori, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që ata të transferojnë dy në dimër.

Pierre-Emile Hojbjerg është në krye të listës së dëshirave të Zonjës së Vjetër, pasi trajneri Massimiliano Allegri e pëlqen shumë mesfushorin danez.

Danezi ka kërkuar largimin nga Spurs pasi dëshiron të bëj një hap para në karrierën e tij, edhe pse skuadra londineze nuk po heq dorë lehtë nga largimi i tij.

Problemi qëndron edhe te çmimi i lojtarit që Spurs e vlerësojnë rreth 25 milionë euro dhe ka një distancë nga ajo se sa mund të ofrojë Zonja e Vjetër e cila synon ta mbyllë marrëveshjen për rreth 17 milionë.

28-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 18 ndeshje me Spurs, derisa ka tre vite që është pjesë e ‘Gjelave’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat