Chelsea mezi e mund Crystal Palacen, Broja 19 minuta

Futboll

Chelsea mezi e mund Crystal Palacen, Broja 19 minuta

Nga: K. G. Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 22:26
Chelsea

Chelsea mezi ka fituar para shikuesve të vet, duke e mundur (2:1) Crystal Palace-n, në takimin e javës së 19-të të Premier League, 

Mudryk në minutën e 13-të kaloi në epërsi Chelsean. 

Mysafirët arritën që të  barazojnë në fund të pjesë së parë me golin e futbollistit Olise.

Armando Broja u aktivizua në minutën e 71-të në radhët e Chelseat.  

Në minutën e 77-të Jaskson shënoi pas asistimit të sulmuesit shqiptar, Armando Broja por u anulua për pozitë jashtë loje, 

Duhet theksuar se në minutën e 73-të, Jaskson i Chelseat i vetmuar por nuk shënoi duke gjuajtur jashtë shtyllës së majtë.

Në minutën e 89-të, Madueke shënoi nga penalltia, 2:1 për Chelsean.

Chelsea është në vend të dhjetë me 25 pikë e Crystal Palace në të 16-tin me 18 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat