Buchanan të Interi

Futboll

Buchanan të Interi

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 15:53
Buchanan

Tajon Buchanan praktikisht mund ta konsiderojë vete një lojtar i Interit

. Zikaltërit kanë goditur në merkato duke arritur marrëveshjen personale me lojtarin anësor, dhe tashmë kanë mbetur vetëm detajet për t’u vendosur me klubin belg të Bruges.

Interi u detyrua të lëvizte në merkato për arsye se Cuadrado u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni. Për kanadezin, Marotta ka rënë dakord me klubin belg që ta transferojë për 8 milionë euro.

Bruges, i cili fillimisht kërkoi rreth 12 milionë euro, ka ardhur për të takuar drejtuesit e Interit në Milano dhe kanë rënë dakord përfundimisht për shifrën e 8 milionë eurove.

Kanë mbetur edhe detajet e fundit të kontratës për t’u vendosur dhe fill pas natës së Vitit të Ri Buchanan pritet në Milano për të kryer vizitat mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat