Evra parashikon fituesin

Futboll

Evra parashikon fituesin

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 12:45
Evra

Patrice Evra parashikon katër vendet e para të Premier League këtë sezon pas fitores së pabesueshme të Manchester United ndaj Aston Villas.

Ish-ylli i Manchester United, Patrice Evra beson se Djajtë e Kuq do të përfundojnë të katërtit në Premier League me Arsenalin, Manchester Cityn dhe Liverpoolin mbi ta.

Këto komente erdhën menjëherë pasi skuadra e Erik ten Hag përfundoi një përmbysje të mrekullueshme pasi pësimit të dy golave (21′ dhe 26′) ndaj Aston Villa të martën në mbrëmje.

I riu Alejandro Garnacho shënoi dy herë në pjesën e dytë (59′ dhe 71′), para se Rasmus Hojlund të realizonte golin e fitores 3-2 në minutën e 82-të. Pas suksesit të fundit në Old Trafford, Manchester United është në vendin e gjashtë në kampionat, me 31 pikë, pesë pas Tottenham Hotspur që është i katërti.

Duke pretenduar se ka parë shenja të mjaftueshme pozitive nga skuadra e Djajve të Kuq, Patrice Evra tha në fund të transmetimit të Amazon tha:

“Unë mendoj se Liverpool, City, Arsenal dhe vendi i katërt, United. Unë zgjedh United.”

Evra gjithashtu beson se Liverpool do ta fitojë Premier League këtë vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat