Djali i legjendës: Nëse babai do të ishte gjallë, do të trishtohej me këtë Brazil

Futboll

Djali i legjendës: Nëse babai do të ishte gjallë, do të trishtohej me këtë Brazil

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 17:52
Edinho

“Pelé” do të ishte i trishtuar” për situatën aktuale të ekipit kombëtar brazilian. Kështu është shprehur djali i tij, Edinho, në një intervistë për AFP disa ditë pas përvjetorit të parë të vdekjes së yllit të futbollit botëror.

“Kjo krizë nuk erdhi brenda natës, ka  probleme të mëdha dhe komplekse – vijon Edinho, një nga shtatë djemtë e Pelesë – . Ne po përjetojmë një rënie… kemi ende lojtarë të mëdhenj, por në të kaluarën kishim më shumë lojtarë të nivelit të lartë se sot. Nuk ka dyshim, nëse babai im do të ishte gjallë, do të ishte shumë i trishtuar.”

“Seleçaos” po has shumë vështirësi në kualifikueset për Kupën e Botës 2026. Aktualisht zë vendin e gjashtë në renditjen e Amerikës së Jugut, i fundit që kualifikohet në Botëror. Brazili është pa “yllin” e tij, Neymar, i cili është i lënduar.

Klubi historik i Pelesë, Santos, po kalon gjithashtu një periudhë të vështirë, pasi ra në kategorinë e dytë për herë të parë në historinë e tij 111-vjeçare.

Santosi është i shkatërruar nga problemet financiare dhe përçarjet në bord.

“Për fat të keq, kjo nuk është surprizë. Kushdo që ndiqte përditshmërinë e klubit mund ta kishte parashikuar një skenar të tillë dhe në fund ndodhi”, tha Edinho, portieri i Santosot për disa sezone.

Festimet për përvjetorin e parë të vdekjes së Pelesë, i cili u nda nga jeta në 29 dhjetor 2022 në moshën 82-vjeçare për shkak të kancerit, do të jenë të profilit të ulët.

Fëmijët e tij do të ribashkohen në internet pasi shumë prej tyre jetojnë në Shtetet e Bashkuara, ndërsa një ceremoni është planifikuar në mauzoleumin e Santosit, i hapur për publikun që nga maji i kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat