Vjedhja e 30 milionë dollarëve çoi në spital Lavezzin

Futboll

Vjedhja e 30 milionë dollarëve çoi në spital Lavezzin

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 16:30
Lavezzi

Ezequiel Lavezzi po kalon ditë të vështira.

Pak ditë më parë u publikua lajmi që ish-lojtari I Napolit ishte goditur me thikë gjatë një zënke në familje, por më pas ky lajm u përgënjeshtrua.

Argjentinasi u shtua në një spital në Uruguai, por ndërkohë nga Argjentina vinin lajme se Lavezzi kishte filluar një kurë për të hequr dorë nga përdorimi i drograve. Ndërsa sot ka një tjetër pistë në lidhje me këtë temë.

Sipas “Corriere della Sera” dhe disa mediave argjentinase, shkak për sëmundjen e ish-sulmuesit të Napolit është bërë një mashtrim nga ish-agjenti i tij Alejandro Mazzoni, që i ka vjedhur Lavezzit rreth 30 milionë dollarë.

Argjentinasi ka pësuar një zhgënjim të madh, pasi autori i vjedhjes ishte një nga njerëzit e tij më të besuar. Familja e Lavezzit është munduar që të qetësojë fansat, duke deklaruar se ai është mirë, por në fakt nuk dihet si është në të vërtetë gjendja e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat