Alajuelense donte 500 mijë euro, Egnatia pagoi 100

Futboll

Alajuelense donte 500 mijë euro, Egnatia pagoi 100

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 15:29
Jurguens Montenegro

Jurguens Montenegro, lojtari i kombëtares së Kosta Rikës është sulmuesi i ri i Egnatias, që në vështirësi pasi humbi në mënyrë tragjike golashënuesin Dëamena, kërkoi me ngulm një goleador në merkaton e janarit.

23 vjeçari në 24 prezencat e këtij sezoni ka shënuar 6 gola dhe 6 asist, duke qenë një titullar fiks i Alajuelense.

I lindur në Puntarenas, 179 centimetra i gjatë, Montenegro është qendërsulmues tipik, me të djathtën këmbën e preferuar.

Mund të konsiderohet një befasi ardhja e tij në Superiore, duke qenë se për të interesoheshin klubet të rëndësishme europiane.

“Në gjurmët e lojtarit ishin edhe disa skuadra të tjera të kontinetit tonë. Për lojtarin ishin interesuar edhe disa skudra të La Ligës dhe na u desh pak punë për të finalizuar këtë marrëveshje”, tha Ledion Katundi.

Montenegro do të mbërrijë në Rrogozhinë në datën 7 janar, kur do të bëhet edhe prezantimi. Alajuelense pretendonte një shifër të lartë për 23 vjeçarin, 500 mijë euro, por një lëvizje menaxheriale bëri që Egnatia të paguante vetëm 100, me kostarikanët që mbajtën 30% të vlerës së kartonit.

“Ishte një tratativë mjaft e vështirë dhe me shumë mund arritëm që ta finalizonim duke kënaqur të gjitha palët”, tha në prononcimin e tij për RTSH Sport, menaxheri ndërmjetës.

E ndërkohë, për një sulmues që afrohet, një tjetër largohet. Isgandarli është një hap larg kalimit te Boluspor, klubi turk që ka mardhënie shumë të mira me Egnatian dhe presidentin Demrozi. Isgandarli ka shënuar gjashtë gola në pjesën e parë të këtij sezoni me fanellën rrogozhinase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat