Vllaznia bën gati planin për fazën e dytë të sezonit

Futboll

Vllaznia bën gati planin për fazën e dytë të sezonit

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 12:44
Vllaznia

Superiorja ka ulur siparin e saj për këtë vit, teksa skuadrat tashmë do shijojnë disa ditë pushime.

Stafi i Vllaznisë kanë menduar t’iu dhurojnë lojtarëve 4 ditë pushime për të rikuperuar energjitë e shpenzuara.

Menjëherë më pas do të rikthehen sërish në fushë për të nisur përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit. Kampionati do të rinisë më 13 janar dhe në këto kushte kuqeblutë kërkojnë të jenë sa më shpëjt në formë.

Për këtë është vendosur që skuadra të udhëtojë në Ulqin ku do të qëndrojë për 1 javë për të bërë stërvitje. Sipas gjasave është parashikuar që ekipi të udhëtojë drejt Malit të Zi më 3 ose 4 janar.

Ndërkohë drejtuesit po vazhdojnë punën për të gjetur skuadra për të zhvilluar ndeshje miqësore. Stafi kërkon që të jenë 3 sfida miqësore në mënyrë për të parë dhe testuar rendimentin e lojtarëve. Mbetet të presim për të zbuluar se cilët do të jenë emrat e skuadrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat