Caktohet edhe çmimi i largimit

Futboll

Caktohet edhe çmimi i largimit

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 11:47
Robert Lewandowski

Barcelona mund të shesë Robert Lewandowskin në verë, raporton Alfredo Martinez i “Diario Sport”.

Ka një pakënaqësi në rritje me performancën e polakut këtë sezon.

Kalimi i sulmuesit në Arabinë Saudite duket një opsion i mundshëm.

Klubi katalunas tashmë ka kontaktuar një agjent arab për të zbuluar nëse lëvizja mund të ndodhë. Lojtari me sa duket nuk ka në plan të largohet nga Barcelona pasi është i lumtur në klub dhe në qytet. Katalunasit do të pranonin oferta prej rreth 30 milionë euro për sulmuesin me performancë të dobët.

Levandovski është duke luftuar për të rigjetur formën e tij këtë sezon.

Ai ka shënuar vetëm 9 gola deri më tani këtë sezon. Marrëveshja aktuale e 35-vjeçarit me blaugranasit skadon vetëm në vitin 2026. Dy palët kanë një opsion të zgjatjes së kontratës për një vit shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat