Kontributi 13 pikësh i Cikalleshit!

Futboll

Kontributi 13 pikësh i Cikalleshit!

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 11:21
Konyaspor

Sulmuesi shqiptar i Konyasporit  ka peshë në 13 nga 18 pikët e grumbulluara me 8 golat që ka shënuar deri më tani.

Sokol Cikalleshi, futbollisti më në formë i Konyaspor, ka fituar 13 pikë për skuadrën e tij me 8 golat e shënuar.

Skuadra e përfundoi pjesën e parë të sezonit 2023-2024 në Superligë në vendin e 15-të me 18 pikë, në krye të statistikave doli futbollisti shqiptar. Sulmuesi 33-vjeçar luajti në 14 nga 18 ndeshjet , qëndroi në fushë për 1180 minuta, është edhe golashënuesi më i mirë i skuadrës.

Ndërsa Konyaspor shënoi 18 gola në 17 javët e para, golashënuesi më i mirë ishte sulmuesi kuqezi. Shënoi 8 gola në kampionat, renditet i pesti në listën e golashënuesve. Skuadra bardheblu  rrëmbeu 3 fitore dhe 4 barazime në ndeshjet në të cilat shënoi Cikalleshi dhe mori 13 nga 18 pikët e grumbulluara deri më tani.

Duke vlerësuar fitoren e fundit, 2-0 me Kayserispor, futbollisti shqiptar që realizoi dopietë nga pika e bardhë tha: “Sigurisht që jemi të lumtur me fitoren tonë. Nuk mundëm të paraqiteshim mirë në dy ndeshjet tona të fundit. Ne donim 3 pikë në Samsun, por u kthyem në Konia me një pikë. Arritëm një fitore shumë të rëndësishme.

Mund të them se ky është Konyaspori i vërtetë. Ishte një nga ato ndeshje ku luajtëm në nivelin që të gjithë donin. Niveli ynë ishte shumë i lartë”.

Nga ana tjetër, Sokol Cikalleshi ndau rekordin me Riad Bajic duke shënuar 26 gola në 86 ndeshje në Superligë me fanellën bardheblu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat