Në “luftë” me kohën, Dybala ka një dëshirë për rikthimin në fushë

Futboll

Në “luftë” me kohën, Dybala ka një dëshirë për rikthimin në fushë

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 20:27
Paulo Dybala

Pas dëmtimit në pjesën e parë të ndeshjes kundër Fiorentinës, sulmuesi i Romës, Paulo Dybala synon të rikthehet në fushë në ndeshjen kundër ish-skuadrës së tij, Juventusit, takim i  planifikuar për të shtunën më 30 dhjetor në orën 20:45 në Allianz Stadium.

Sipas asaj që raportohet nga Sky Sport, megjithatë, ka shumë pak gjasa që trajneri Jose Mourinho të mund të llogarisë tek ai që në minutën e parë, duke pasur parasysh rëndësinë e ndeshjes dhe ritmi në fushë i cili do të jetë shumë i lartë.

Argjentinasi dëshiron të jetë mes të ftuarve dhe  dëshiron të japë kontributin e tij për të provuar të përsërisë fitoren ndaj Napolit të shtunën e kaluar.

Gjëja e rëndësishme do të jetë të mos rrezikohet shumë, duke qenë se Roma ka dëshmuar se është një ekip krejtësisht ndryshe me Dybalan në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat