Tifozët myslimanë, sërish kundër Salah për pemën e Krishtlindjeve

Futboll

Tifozët myslimanë, sërish kundër Salah për pemën e Krishtlindjeve

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 16:25
Salah

Mohamed Salah, lojtar i Liverpool, në ditën e Krishtlindjeve kërkoi të uronte besimtarët e krishterë pavarësisht se ai i përket fesë islame.

Salah postoi në Instagramin e tij bredhin që vendoset për festat e fundvitit shoqëruar me mesazhin se për Krishtlindje është momenti kur familja bëhet bashkë dhe feston. Por, kaq mjaftoi që ndjekësit e tij myslimanë ta “kryqëzonin” me komente ofenduese.

Të shumtë ishin ata që i komentuan egjiptianit se ai kishte bërë diçka të turpshme dhe zhgënjyese ndërsa kishte edhe nga ata të cilët theksonin se tashmë Salah nuk do të ishte më modeli i tyre.

Kujtojmë se e njëjta histori ishte edhe në vitin e kaluar kur Salah postoi një foto të bredhit së bashku me familjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat