Trajneri i Erzenit: Duhet të jemi me këmbë në tokë

Futboll

Trajneri i Erzenit: Duhet të jemi me këmbë në tokë

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 19:55
Alfred Deliallisi

Erzeni arriti një fitore të madhe në Superiore, duke mundur Partizanin me rezultatin 1-2 në “Air Albania”.

Trajneri i shijakasve, Alfred Deliallisi u shpreh tepër i lumtur për paraqitjen e skuadrës së tij dhe u shpreh se 80-90% e skuadrës nuk do të largohet këtë merkato dimri.

“Duhet të falënderoj çunat për atë që dhanë në fushën e lojës. Ishte një ndeshje e studiuar maksimalisht.

Gjatë gjithë kohës, përveç te rasti i golit të pësuar.

Linjat ishin të vendosura shumë mirë. duhet t’i marrim masat dhe të jemi perfekt. në rastin që nuk je perfekt mund të goditesh.

Ishte një mungesë përqendrimi kur pësuam glion. Por para se të shënonte Partizani kishim një rast flagrant për të shkuar 0-3. Ishte një mungesë përqendrimi, por në momentin që morëm masat me hyrjen e Kacbufit dhe Kotes, jam jashtëzakonisht i kënaqur. Niveli i lojës ngeli po aty, mos të them që u rritën dhe nga gjendja fizike.

Edhe ndeshjen me Kukësin ne e kemi dominuar totalisht, edhe atë me Teutën thuajse në pjesën më të madhe.

Duhet dhe pak fat. Këtu jemi për të motivuar, për të dhënë kurajë.

Emri Partizan të motivon vetë, nuk ka nevojë për motivim. Kukësin dhe Teutën i kemi dominuar, por nuk morëm rezultate.

80-90% e ekipit nuk do largohet. Do ishte fatale nëse ne do të na gënjejë endja për diçka më të mëdha.

Të jemi në këmbë dhe të bëjmë ato goditje në merkato që na duhen. Duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të punojmë më fortë sepse nuk kemi arritur asgjë. Nuk mendoj se do jet ky kampionat dhe në dy fazat e tjera”, u shpreh Deliallisi për “MCN TV”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat