Egnatia bën goditjen e parë

Futboll

Egnatia bën goditjen e parë

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 11:41
Jurguens Montenegro

Egnatia bën goditjen e parë në merkaton që do të hapet në muajin janar.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosta Rikës, Jurguens Montenegro, është afrimi i parë i rrogozhinasve.

Pas një muaji negociatësh mes palëve, 23-vjeçari ka pranuar ofertën dhe në ditët e ardhshme do të mbërrijë në Shqipëri. Montenegro është një qendërsulmues tipik, që luan me këmbën e majtë dhe ka karakteristikat e të ndjerit Rafael Duamena.

Së fundmi ai ka luajtur me klubin vendës, LD Alajuelense. Dy vite më parë ka qenë edhe pjesë e Bolivar në Bolivi, aty ku ka luajtur edhe sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat