Luhen 2 ndeshjet e fundit për këtë vit

Futboll

Luhen 2 ndeshjet e fundit për këtë vit

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 11:30
Foto ilustrim

Egnatia kundër Tiranës dhe Partizani përballë Erzenit, do jenë dy ndeshjet që mbyllin javën e 18 në Superiore. 3 të parat janë dhe në zonën e “final 4” dhe Egnatia po ashtu kryeson kampionatin.

Ndeshje për të mos u humbur këto, teksa në Rrogozhinë dueli starton prej orës 13:30.

Në anën tjetër Partizani me Erzenin ndeshjen prej orës 17:00 në stadiumin “Air Albania”.

Erzeni kërkon të dalë nga zona e ftohtë, pasi ndodhet me 18 pikë në vendin e parafundit.

Partizani luan për të qëndruar pranë rrogozhinasve që grumbullojnë 5 pikë më shumë.

Pavarësisht formës së keqe, Tirana mban vendin e katërt me 23 pikë, 3 më pak se Vllaznia e vendit të tretë.

Pas këtyre dy takimeve, që premtojnë spektakël, Superiorja do marrë dhe pushimet për t’u kthyer sërish në janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat