Liverpool-Arsenal, stuhi ndaj arbitrave

Futboll

Liverpool-Arsenal, stuhi ndaj arbitrave

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 11:15
Pamje nga ndeshja

Dështimi për të akorduar penallti për Liverpool për shkak të prkjes së topit me dorë nga Odegaard në zonë është vërtet absurde. Në fund të ndeshjes së barazuar 1-1 ndaj Arsenalit, një furtunë shpërtheu mbi arbitrin.

Me arsye të qenësishme, sipas imazheve, të cilat duken shumë të qarta. I tërbuar ishte edhe Jurgen Klopp, trajneri i “Reds”:

E kam shqyrtuar episodin. Jam i sigurt se dikush do të vijë dhe do të më shpjegojë pse nuk ishte penallti, ngaqë topi i prek me dorë, por nuk e di se si. Si mka mundësi?

Nuk po them që arbitri mund ta ketë parë si duhet në fushë, sepse nuk e di ku pozicionohet në aksion.

Si mundet zotëria në dhomën e VAR-it të mos i shohë të gjitha këto dhe mos arrijë në përfundimin se ndoshta ia vlente që arbitri t’i hidhte një sy tjetër në monitor…”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat