Humbja në Shkodër është turp për të gjithë kampin bardhekuq

Futboll

Humbja në Shkodër është turp për të gjithë kampin bardhekuq

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Skënderbeu vazhdon të rrëshqasë në renditje. Pas humbjes në Korçë një javë më parë 0:1 me Laçin, tani vjen kjo shuplakë e fortë në Shkodër. 0:5 nga Vllaznia, që edhe për trajnerin Ivan Gvozdenoviç është turp.

"Turp për ne. Bravo Vllaznia! I uroj shumë sukses Vllaznisë dhe kam shumë respekt për të si skuadër. Sot nuk ishim mirë. Rezultati është shumë i dobët dhe jemi për kritika patjetër", ka nënvizuar Gvozdenoviç në përfundim të ndeshjes.

Serbi i pankinës bardhekuqe pranon gabimet foshnjerake të skuadrës së tij në pësimin e golave, të cilat i rendit edhe për mikrofonin e Radio Televizionit Shqiptar.

“Sot (dje) ishim të gjithë në stadium dhe tre-katër golat e pësuar ishin gabim elementar dhe teknik, me një pasim të keq. Ajo që duhet të them është se rezultati 5-0 nuk është i mirë, është shumë i keq. Veçse ky është futbolli", deklaron jo pa keqardhje serbi i pankinës së Skënderbeut.

E ardhmja e Skënderbeut? Gvozdenoviç kërkon pak pushim për të diskutuar më pas.

"Nuk është momenti të flasim, sepse jemi të gjithë me emocionet e humbjes", përfundon Gvozdenoviç

Skënderbeu aktualisht është në vendin e gjashtë me 22 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat