Reali projekton rikthimin e madh

Futboll

Reali projekton rikthimin e madh

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 14:23
Varane e Benzema

Reali i Madridit po pret merkaton e janarit për të firmosur me një mbrojtës, i detyruar nga dëmtimet e David Alabas dhe Eder Militaos.

AS raporton se presidenti Florentino Perez po tenton të rikthejë Raphaël Varanen në “Santiago Bernabeu”.

Qendërmbrojtësi francez ka humbur postin e titullarit te Manchester United, ekip ku këtë sezon po luan fare pak.

Dhe rikthimin te “Los Blancos” do e priste me kënaqësi të madhe. 30-vjeçari kaloi 10 sezone fantastike me skuadrën spanjolle.

Gjatë së cilave Varane fitoi në total 18 trofe me Realin, mes tyre katër herë Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat