Raphaeli që i mungon Superiores, rrjetat e fundit i tundte ndaj Tiranës

Futboll

Raphaeli që i mungon Superiores, rrjetat e fundit i tundte ndaj Tiranës

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 13:57
Raphaeli

Egnatia dhe Tirana do të përballen ditën e nesërme në ‘Egnatia Arena’ në orën 13:30, ndeshje e vlefshme për javën e 18-të të Superiores.

Një duel i cili pritet të dhurojë spektakël, ashtu si çdo përballje mes këtyre dy skuadrave në 3 sezonet e fundit.

Një sfidë që do të ketë edhe emocione të veçanta, pasi ish-kapiteni i Egnatias, Raphael Dwamena, golin e fundit të tij e shënonte pikërisht ndaj bardhebluve në ‘Selman Stërmasi’.  

Atë ndeshje Egnatia e fitoi me rezultatin 2-3 dhe Dëamena ishte autor i një dopiete në minutat 28’ dhe 52’.

Goli i dytë i tij në këtë sfidë ishte thjeshtë fantastik, ashtu siç ai ishte në fushë dhe jashtë saj.

Nuhat mirë daljen e portierit Kozi, lirohet nga mbrojtja dhe tërhiqet në mesfushë, aty ku merr një pasim të shkurtër e të thjeshtë pa shumë pretendim nga Ndreca, por atëherë kur 21 lojtarët e tjerë në fushë, të gjithë pjestarët në pankinë e çdo njeri prezent në tribunë e përpara televizorit priste që aksioni të vazhdonte normalisht, Dwamena bën atë që bënte më mirë:

Të tregojë që ishte më i miri në Superiore. Direkt goditje me të parën, parabël portierit dhe supergol që duartrokitet nga vetë tifozët kundërshtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat