Perez piketon 20-vjeçarin brazilian

Futboll

Perez piketon 20-vjeçarin brazilian

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 13:27
Perez

Pas Eder Militaos, Real Madridit iu desh t’i jepte lamtumirën edhe David Alaba, i cili rreth 10 ditë më parë këputi ligamentin e kryqëzuar të gjurit, ashtu si mbrojtësi brazilian.

Një goditje e rëndësishme për skuadrën e Carlo Ancelottit, e cila tani e gjen veten duke u përballur me një repart të dëmtuar dhe pa dy nga lojtarët më të mirë.

Për këtë arsye, sipas asaj që raporton AS, merenguesit po studiojnë merkaton, duke kërkuar një mundësi për janarin. Gazeta spanjolle raporton një interes për qendërmbrojtësin e ri brazilian Robert Renan, 20 vjeç, i cili luan aktualisht me Zenit të Shën Petersburgut.

Renan pëlqehet për disa arsye: është i ri, tashmë në kombëtare, një perspektivë e tunduuese për Real Madridin.

Klubi madrilen megjithatë duhet të përballet me problemin e Rusisë, ku luan lojtari.

UEFA nuk i shikon mirë marrëveshjet me skuadrat ruse, gjë që rrezikon ta komplikojë operacionin, të cilin Real Madridi shpreson ta mbyllë me huazim dhe opsion për ta blerë brazilianin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat