Presidenti paralajmëron Interin

Futboll

Presidenti paralajmëron Interin

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 11:22
Diego Simeone e Enrique Cerezo

Inter-Atletico Madrid është një nga duelet më të zjarrta në raundin e 1/8-ve në Champions League.

Presidenti i klubit spanjoll, Enrique Cerezo ka paralajmëruar nënkampionët e Europës në prononcimin e fundit, ku ndër të tjera shprehet:

“Atletico Madrid është një nga shtatë klubet që është kualifikuar në Champions League në mënyrë sistematike gjatë dhjetë viteve të fundit.

Ne kemi objektiva të mëdha edhe për vitin 2024. Duam të garojmë në maksimum në katër kompeticionet ku marrim pjesë. Në La Liga, Kupën e Mbretit, Champions League dhe Superkupën e Spanjës.

Kemi besim maksimal tek ekipi për të mbërritur atje ku duam”, u shpreh kreu i klubit Colchoneros. Inter-Atletico është programuar në datën 20 shkurt të vitit të ardhshëm.

Përballja e kthimit do të zhvillohet në “Wanda Metropolitana”, në datën 13 mars. Aty ku do të përcaktohet edhe skuadra çerekfinaliste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat