Presidenti i Napolit: UEFA dhe FIFA nuk e kuptojnë nevojën e klubeve

Futboll

Presidenti i Napolit: UEFA dhe FIFA nuk e kuptojnë nevojën e klubeve

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 11:17
Aurelio De Laurentiis

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për projektin e Superligës, duke thënë se UEFA dhe FIFA nuk e kuptojnë biznesin e sportit dhe nevojën për të rritur të ardhurat e klubit. 

Ky qëndrim ka ardhur pas vendimit të Gjykatës Evropiane lidhur me krijimin e Superligës Evropiane, ku sipas verdiktit, dy klubet e mëdha spanjolle, Barcelona dhe Real Madridi si iniciatore të krijimit të Superligës tani mund të vazhdojnë me projektin e tyre për të jetësuar këtë ligë.

“Ata që kanë qeverisur deri më tani si monopolistë nuk e kanë kuptuar se futbolli është biznes dhe ka nevojë për të ardhura në rritje", ka thënë presidenti i skuadrës italiane. 

"Nëse investoj qindra miliona për të marrë pjesë në një cirk që shpërndan kikirikë, nuk nxjerr fitim dhe më detyron të luaj gjithnjë e më shumë, kjo nuk ia vlen".,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat