UEFA nuk vonon

Futboll

UEFA nuk vonon

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

UEFA nuk vonon!

Vendimi për lejimin e krijimit të formatit të ri të Super Leauge nga Gjykata Europiane e të Drejtave duket se ka sjellë sërish tension te FIFA e UEFA, me këta të fundit, që kanë vendosur të reagojnë shpejt kundër këtij kompeticioni.

Organi më i lartë i futbollit në Evropë, UEFA duket se ka vendosur që ta kërcënojë në një tjetër mënyrë kompeticionin më të ri që kërkohet të ngrihet nga Real Madrid e Barcelona, teksa duket se ndyrshimet e planifikuara në Champions League do të bëhen, që në edicionin e ardhshëm.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, formati i Champions League për sezonin e ardhshëm mund të ndryshojë sërish dhe nuk do të jetë me dy grupe siç parashikohej, por kësaj radhe me katër dhe do të ketë 36 ekipe, nga 9 për grup, si dhe dy shtete do të kenë një vend më shumë, ato të cilat në fund të këtij sezoni do të renditen më lartë me koeficiente nga UEFA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat