Dyshja Shehi – Partizani drejt “martesës”

Futboll

Dyshja Shehi – Partizani drejt “martesës”

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 13:50
Orges Shehi

Orges Shehi që pas largimit nga Tirana është lidhur ngushtë me një kalim te Partizani.

Demat aktualisht drejtohen nga Arbër Abilaliaj, me këtë të fundit që mban dy pozicione në klub, atë të drejtorit dhe të trajnerit.

Në merkaton e janarit kryeqytetasit priten të bëhen me trajner të ri dhe durrsaku duket shumë pranë marrëveshjes me të kuqtë. Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se mes palëve po disktutohen detajet e fundit.

Në këto kushte Shehi –Partizani duken drejt “martesës” dhe pritet që në ditët në vijim të konkretizohet gjithçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat