Tetova nuk “kursen” ish-in e Partizanit

Futboll

Tetova nuk “kursen” ish-in e Partizanit

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 13:48
Egnatia

Egnatia luftoi deri në sekondën e fundit për të fituar Superkupën, por për fatin e keq të rrogozhinasve kjo gjë nuk ishte e mundur.

Një duel që u vendos nga episode, por që edhe kjo tani pak rëndësi ka.

Të rrogozhinasit nuk ëhstë bërë dramë diçka e tillë, por gjithsesi duket se ka një “çështje”.

Bëhet fjalë për Emiliano Mustën. Futbollisti pavarësisht se ishte përgatitur me ekipin para sfidës, gjatë ndeshes që u luajt në “Air Albania” nuk ishte as në stolin e rezervave dhe as në tribunë.

Nga sa mësohet  bëhet me dije se ka një pakënaqësi mes Tetovës dhe Mustës.

Sipas shtypit të shkruar trajneri i rrogozhinasve ka “dënuar” lojtarin për thyerje të rregullave disiplinore. Sih-lojtari i Partizanit do të jetë i dënuar me një afat të pacaktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat