Vora bën goditjen e parë

Futboll

Vora bën goditjen e parë

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 12:54
Xhabrahimi 

Albi Xhabrahimi është goditja e parë e Vorës në merkato. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai ka qenë pjesë e ekipit të Besës, por edhe i Erzenit, Korabit dhe Tërbunit.

"Zyrtare! Albi Xhebrahimi është futbollisti i Vorës

 Futboll Klub Vora njofton se sulmuesi Albi Xhebrahimi është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë!

Futbollisti 27-vjeçar ka firmosur ditën e sotme duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër, Albi Xhebrahimi është aktivizuar me ekipe si Besa, Terbuni, Erzeni dhe Korabi.

 Klubi i Vorës i uron mirëseardhjen sulmuesit Albi Xhebrahimi dhe shumë sukses me fanellën e skuadrës sonë", njofton FC Vora.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat