Suarez ribashkohet me Messin tek Inter Miamin

Futboll

Suarez ribashkohet me Messin tek Inter Miamin

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 12:42
Lionel e Luis Suarez

Luis Suarez do t’i bashkohet përfundimisht skuadrës së Inter Miami në MLS. Gazetari italian, Fabrizio Romano e ka konsideruar punë të kryer kalimin e sulmuesit uruguaian tek Inter Majami.

Luis Suarez do të nënshkruaj kontratë njëvjeçare me skuadrën e Inter Majamit, ka njoftuar gazetari italian.

“Luis Suarez në Inter Majami, gati për t’u vulosur.

Kontrata gati pas marrëveshjes verbale të arritur një muaj më pare, marrëveshje njëvjeçare për Suarezin.

Marrëveshja do të përfshijë gjithashtu një opsion për sezonin e mëtejshëm. Messi dhe Suarez, sërish bashkë”,  ka njoftuar Romano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat