Osmani para ndeshjes me Skënderbeun: Ta mbyllim si duhet vitin

Futboll

Osmani para ndeshjes me Skënderbeun: Ta mbyllim si duhet vitin

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 15:43
Osmani

Ndeshja e fundit për këtë vit dhe për fazën e dytë e Vllaznisë do të jetë me Skënderbeun në Shkodër, e cila do të luhet ditën e nesërme në orën 17:00. Trajneri i kuqebluve, Qatip Osmani, u shpreh se duhet fitorja për ta mbyllur siç duhet vitin dhe gjithashtu u ndal te dëmtimet dhe merkatoja.

“Një atmosfere ndryshe në skuadër pas rezultateve të fundit dhe kjo gjë konstatohet lehtësisht.

Megjithatë duhet të bëjmë kujdes sepse nesër kemi përballë një kundërshtar me djem te rinj dhe që luan bukur futboll.

Nuk duhet ta nënvlerësojmë kurrsesi Skënderbeun dhe as të kalojmë në eufori sepse në fund të fundit nuk kemi bërë asgjë më shumë sesa detyrën. Të futemi në fushë për të bërë më të mirën dhe ta synojmë fort fitoren për ta mbyllur si duhet këtë vit.

Kemi dy mungesa të rëndësishme siç janë Hakaj dhe Smajli, por do të mundohemi t’i zëvendësojmë me lojtarët e tjerë. Sa i takon merkatos, kane filluar te përmenden emra por nuk ka asgjë konkrete deri tani”, tha në konferencën për shtyp Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat