Merret vendimi nga Barcelona për të ardhmen e polakut

Futboll

Merret vendimi nga Barcelona për të ardhmen e polakut

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 11:57
Robert Levandovskit

Në javët e fundit, e ardhmja e Robert Levandovskit te Barcelona është vënë në dyshim.

Por presidenti i katalanasve Joan Laporta dhe agjenti i lojtarit Pini Zahavi i kanë dhënë fund çdo thashethemi pas një darke prej 3 orësh, tema e diskutimeve ka qenë e ardhmja e polakut.

Pas daljes nga restoranti ku u zhvillua takimi, Pini Zahavi u pyet nga shtypi për vazhdimësinë e sulmuesit te Barça dhe përgjigja e agjentit të sulmuesit polak ishte e fortë, duke mos lënë vend për diskutime të mëtejshme.

“Nuk ka diskutim, Levandovski do të vazhdojë të qëndrojë tek Barcelona”, deklaroi Zahavi.

Nuk ka informacion të mëtejshëm, por temë diskutimi mund të ketë qenë dhe e ardhmja e Joshua Kimish, agjent i të cilit Zahavi është. Kujtojmë se gjermani simpatizohet nga Barcelona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat