Trazira të reja në Turqi, përleshje masive në ndeshje

Futboll

Trazira të reja në Turqi, përleshje masive në ndeshje

Nga: K. G. Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 18:40
Pamje nga dhuna

Trazirat në ndeshjet e futbollit në Turqi duket se nuk kanë fund. 

Incidenti i ri ndodhi në ndeshjen e ligës së dytë turke mes Bursasporit dhe Diyarbakirspor, e cila përfundoi me përjashtimin e pesë lojtarëve.

Diyarbakirspor fitoi si mysafirë me rezultat 2:0 në ndeshjen e cila u shënua me një skenë kaotike në fund të lojës. 

Nuk dihet saktësisht se çfarë e shkaktoi konfliktin, por praktikisht çdo lojtar në fushë u gjend në konflikt, si dhe stafet profesionale të të dy klubeve.

Policia ndërhyri, megjithatë situata në fushë ka qenë kaotike. 

Grushtet po fluturonin dhe tifozët po hidhnin shishe nga tribuna në fushë. 

Kaosi mbretëroi në fushë për disa minuta para se rendi dhe paqja të rivendoseshin përfundimisht.

Si pasojë e konfliktit dy lojtarë nga Bursaspor dhe tre nga Diyarbakirspor u përjashtuan nga loja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat