Publikohen formacionet e sfidës Partizani - Egnatia

Futboll

Publikohen formacionet e sfidës Partizani - Egnatia

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Në orën 19:00, “Të Kuqtë” e Partizani do të sfidojnë në “mitikun” e Tiranës, “Rrogozhinasit” e Egnatias, në finalen e Superkupës së Shqipërsë, ku për “Demat” kryeqytetas do të ishte hera e tretë në histori që fitojnë trofeun, ndërsa skuadra e Edlir Tetovës vjen për herë të parë në historinë e saj, në këtë kompeticion.

“Të Kuqtë” u shpallën kampion në fund të sezonit të shkuar, ndërsa ekipi nga Rrogozhina fitoi për herë të parë një titull në historinë e tij, Kupën e Shqipërisë në finalen në Elbasan kundër Tiranës së madhe.

Mes këtyre dy skuadrave, që do të kërkojnë në çdo moment të sfidës fitoren pritet padyshim një sfidët interesante dhe tepër e luftuar, e për këtë arsye, si tekniku i “Të Kuqve” të Partizani, Arbër Abilaliaj, ashtu edhe ai i “Rrogozhinasve”, Edlir Tetova kanë zgjedhur të hedhin më të mirët në fushën e blertë të lojës.

Formacionet zyrtare:

Partizani: Qirko, Sota, Sembene, Hadroj, Atanaskoski, Mehmeti, Maguette, Rrapaj, Taipi, Cara, Bintsouka.

Trajner: Arbër Abilaliaj

Egnatiat: Sherri, Fangaj, Malota, Xhemajli, Ndreca, Aleksi, Zejnullai, Fernando, Isgandarli, Spahiu, Paulauskas.

Trajner: Edlir Tetova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat